Euroleague: Humbasin Real e Barça, kryesojnë debutuesit e Hapoel, kampionët e Fenerbahce fitojnë derbin turk

25 Tetor 2025
8:19
Telesport
back button

Shumë surpriza në takimet e raundit të gjashtë të Euroleague, ku vijon të kryesojë skuadra e hapoel Tel Aviv. Debutuesit e Euroleague fituan 85-77 ndaj Monaco, duke qenë skuadra e vetme me 5 fitore deri më tani (kanë edhe 1 humbje).

Raund negativ për Real Madrid dhe Barcelona, që u mundën. Katalanasit humbën 88-73 në fushën e tyre ndaj Zalgiris Kaunas, ndërsa madrilenët u mundën 92-91 nga Maccabi Tel Aviv jashtë fushe.

Kampionët e Fenerbahce fituan 79-69 ndaj Anadolu Efes në derbin turk, ndërsa grekët e Olympiacos fituan 96-71 ndaj Bayern Munich. Fiton edhe Virtus Bologna, që mundi skuadrën e Panahtinaikos dhe hyn në zonën play off.

Euroelague-Raundi i 6-të

Maccabi Tel Aviv – Real Madrid, 92-91

Villeurbanne – Dubai Basketball, 85-79

Hapoel Tel Aviv – Monaco, 85-77

Barcelona – Zalgiris Kaunas, 73-88

Armani Milano – Valencia Basket, 100-103

Crvena Zvezda – Baskonia Gasteiz, 90-72

Anadolu Efes – Fenerbahce, 69-79

Virtus Bologna – Panathinaikos, 92-75

Partizan Beograd – Paris Basketball, 83-101

Bayern Munich – Olympiacos, 71-96

Lajme të tjera

Lajmet e fundit