Janë luajtur në mesjavë takimet e raundit të katërt të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra e Zalgiris Kaunas, që ishte e vetmja pa humbje, u mund 88-79 nga Crvena Zvezda, por qëndron në grupin e ekipeve kryesuese.
Me nga 3 fitore e 1 humbje, në krye të renditjes, janë edhen Real Madrid, Barcelona, Paris Basketball, Hapoel Tel Aviv dhe Panathinaikos. Të gjitha këto skuadra kanë fituar në ndeshjet e mesjavës, ku po befason skuadra izraelite, debutuese.
Në ndeshjet e kësaj jave spikat fitorja jashtë fushe e Anadolu Efes, që në Athinë mposhti 82-78 Olympiacos. Bie sërish skuadra kampione e Fenerbahce, që në Stamboll u mund 93-69 nga debutuesit e Dubai Basketball.
Euroleague-Raundi i 4-t
Maccabi Tel Aviv – Barcelona, 71-92
Fenerbahce – Dubai Basketball, 69-93
Crvena Zvezda – Zalgiris Kaunas, 88-79
Olympiacos – Anadolu Efes, 78-82
Bayern Munich – Armani Milano, 64-53
Panathinaikos – Villeurbanne, 91-85
Virtus Bologna – Monaco, 77-73
Valencia Basket – Hapoel Tel Aviv, 93-100
Real Madrid – Partizan Beograd, 93-86
Paris Basketball – Baskonia Gasteiz, 105-87








