Euroleague: Përcaktohen katër ekipet pjesëmarrëse në “final four”, eliminohet Barcelona

9 Maj 2024
11:57
Telesport
back button

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale play off të Euroleague, duke përcaktuar edhe 4 skuadrat më të mira që do të luajnë në “final four”. Pas Real Madrid, që ishte kualifikuar më herët (3-0 me ndeshje ndaj Baskonia), tri skuadrat e tjera dolën pas ndeshjeve të pesta.

Surpriza më e madhe është eliminimi i Barcelonës, që u mund 63-29 në takimin e pestë në fushën e tij nga Olympiacos. Një ndeshje madhështore e ekipit grek, që eliminon katalanasit, duke fituar 3-2 me ndeshje.

Po 3-2 fitojnë me ndeshje edhe Panathinaikos e Fenerbahce. Skuadra greke fitoi 81-72 ndaj Maccabi në çerekfinalen e pestë, ndërsa turqit mundën jashtë fushe në sekondën e fundit 80-79 Monaco.

Ndërkohë, janë përcaktuar edhe dy takimet gjysmëfinaliste, që do të luhen në Berlin më 24 maj. Sfida e parë është Panathinaikos-Fenerbahce dhe Real Madrid-Olympiacos. Finalja e madhe luhet po në Berlin më 26 maj.

Euroleague-Çerekfinale play off

Panathinaikos – Maccabi Tel Aviv,  81-72 (3-2)

Real Madrid – Baskonia Gasteiz,  (3-0)

Monaco – Fenerbahce, 79-80 (2-3)

Barcelona – Olympiacos, 59-63 (2-3)

Euroleague-Gjysmëfinale play off

Fenerbahce – Panathinaikos, 24 maj

Real Madrid, Olympiacos, 24 maj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit