Euroleague: Real Madrid në finale përballë Panathinaikos për kurorën e kampionit të Europës

25 Maj 2024
8:35
Telesport
back button

Real Madrid dhe Panathinaikos janë dy ekipet finaliste play off në Euroleague në basketboll për meshkuj. Në gjysmëfinalet e “final four” që po zhvillohen në Berlin, ato fituan duke merituar një vend për në finalen e madhe.

Real Madrid, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, mundi 87-76 Olympiacos në gjysmëfinale, në një ndeshje të komanduar gjatë gjithë kohës nga spanjollët. Musa me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për “los blancos”.

Pa probleme fiton edhe Panathinaikos, që në gjysmëfinalen tjetër mposhti 73-57 Fenerbahce, sfidë ku grekët patën epërsi të ndjeshme në fushë. Për ekipin helen u dallua Lesort, me 17 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit