Festa e Bayern zgjat pak, “El Toro” barazon shifrat! Pavard shënon të dytin (video)

16 Prill 2025
22:22
Telesport
back button

Në “San Siro” po luhet ndeshja e kthimit mes Inter dhe Bayern Munich, për të përcaktuar ekipin që do të shkojë në gjysmëfinale dhe do të përballet me Barcelonën.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer.

Në minutën e 57-të vjen barazimi, Lautaro Martinez i gjendur në kohën dhe vendin e duhur dërgon topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.

Tre minuta më vonë, Benjamin Pavard kaloi Interin në avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dytë erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Calhanoglu, Pavard kërcen mbi mbrojtësit e Bayern dhë dërgon topin në rrjetë.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit