Festa e Ekuadorit zgjat vetëm dy minuta, Koulibaly çmend Senegalin (Pamjet)

29 Nëntor 2022
17:38
Denis Hakanaj
back button

Kupa e Botës ka hyrë në raundin e tretë. Në fushë janë skuadrat e Grupit A me Katarin që sfidon Holandën dhe Ekuadori që përballet me Holandën.

Ndeshja e parë nuk duhet të ketë shumë histori, të paktën në letër, me holandezët që duhet të sigurojnë tri pikët pa asnjë problem. Ndryshon çështja për sfidën mes Ekuadorit dhe Senegalit, me të dy ekipet që luftojnë për një vend në 1/8-at.

Holanda dhe Ekuadori kryesojnë grupin me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para, ndërsa në vendin e tretë është Senegal me 3 pikë dhe në vendin e fundit ndodhet Katari me 0 pikë.

HOLANDA – GOLI I GAKPO – VIDEO

Holandezët kanë zhbllokuar sfidën pas 26 minutash lojë. Ka qenë talenti Gakpo që ka kaluar në avantazh kombëtaren e portokallinjve. 23-vjeçari ka realizuar golin e tij të tretë në këtë Botëror dhe ka kapur përkohësisht Mbappe në kreun e renditjes së golashënuesve.

SENEGAL – RASTI I GUEYE – VIDEO

Për sa i takon ndeshjes mes Ekuadorit dhe Senegalit, afrikanët kanë shpërdoruar dy raste të pastra në minutën e tretë dhe të tetë me Gueye dhe Dia.

SENEGAL – RASTI I DIA – VIDEO

Në minutën e 44-t ka ardhur goli që ka zhbllokuar ndeshjen. Ka qenë Senegali ka fituar një penallti pas një faulli të shkaktuar nga ekuadoriani Hincapie dhe Ismaila Sarr nuk ka gabuar nga pika e bardhë.

SENEGAL – PENALLTIA E SARR – VIDEO

Ndërkohë, Holanda ka dyfishuar avantazhin ndaj Katarit. Golin i dytë i portokallinjve është realizuar në minutën e 49-të nga Frenkie de Jong, i cili ka dërguar topin në rrjetë pasi një pritje të mrekullueshme të portierit vendas ndaj Depay.

HOLANDA – GOLI I DE JONG – VIDEO

Emocione të forta në Ekuador-Senegal. Amerikanojugorët kanë arritur të barazojnë në minutën e 68-të me Caicedo-n, por festa e tyre nuk ka zgjatur shumë. Koulibaly, në fakt, ka kthyer në avantazh afrikanët në minutën e 70-të.

EKUADOR – GOLI I CAICEDO – VIDEO

SENEGAL – GOLI I KOULIBALY – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit