FIFA ndryshon rregulloren: kurrë më si në finalen e Kupës së Botës

27 Janar 2023
16:49
Denis Hakanaj
back button

Finalja mes Argjentinës dhe Francës ka bërë historinë, por edhe mund edhe të merret si shembull për një ndryshim historik në rregulloren e futbollit.

Më specifikisht, në qendër të vëmendjes dhe konsideratës së FIFA-s dhe International Football Association Board ka përfunduar sjellja e portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez.

Portieri i Albiceleste-s ka privuar çdo gjë të mundshme jo vetëm për të neutralizuar penalltitë e kundërshtarëve, por edhe për të destabilizuar dhe bërë nervoz kundërshtarin e radhës që paraqitej te pika e bardhë.

Mes topave të larguar me mjeshtëri, humbje kohe dhe gjërave të tillë, strategjitë e Martinez nuk kanë kaluar pa u vënë re jo vetëm nga spektatorët: edhe IFAB dhe FIFA kanë ndjekur me vëmendje atë që ka ndodhur.

Dhe duket se tani po mendohet që të bëhen disa ndryshime në rregullore për të shmangur që portierët të mund të ndërhyjnë përtej asaj që  është e lejuar në momentin e gjuajtjes së penalltive.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit