Flamurtari është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra për vitin 2026. Në finalen e luajtur në mjediset e akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës, ekipi vlonjat fitoi 79-55 ndaj Tiranës.
Një ndeshje pa histori, e komanduar nga Flamurtari, që u shkëput që në periodën e parë, duke e administruar avantazhin deri në fund. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 47-26 për vlonjatet, duke fulosur praktikisht fitoren.
Në 20 minutat e dyta, përpjekjet e Tiranës ishin të pamjaftueshme për të përmbysur shifrat. Adia Brisker me 24 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin, mbështëtur edhe nga Phoenix Gedeon me 19 pikë.
Për Tiranën u dallua Enisa Qosja me 18 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Pas ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut e medaljeve. Një triumf i merituar për Flamurtarin, që këtë sezon nuk ka asnjë humbje.
Kupa e Shqipërisë-Gjysmëfinale femra
Tirana – Partizani, 74-64
Flamurtari – Vllaznia, 90-42
Finale-Femra
Flamurtari – Tirana, 79-55







