Flamurtari “leksion” Tiranës dhe kryeson i vetëm, Partizani mposht Vllazninë

13 Tetor 2025
8:32
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari kampion fitoi 60-54 ndaj Tiranës në Vlorë, në një ndeshje me pak pikë të realizuara nga të dyja ekipet.

Edhe pse vlonjatet patën një epërsi të lehtë në pjesën e parë (25-20), në periodën e tretë është Tirana që rikuperon dhe udhëheq. Gjithsesi, vendaset përmbysin shifrat në 10-minutëshin e fundit dhe fitojnë 60-54.

Henderson me 19 pikë e 15 rebound ishte lidere në fushë për Flamurtarin, që udhëheq i vetëm renditjen me 4 pikë. Fitoren e parë sezonale korri Partizani, që mundi pa probleme 79-64 Vllazninë në kryeqytet.

Një ndeshje e komanduar nga skuadra e “kuqe”, që ishte gjithnjë në avantazh, duke u shkëputur nga perioda në periodë. Rreshpja me 26 pikë ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes, por që s’mjaftuan për të fituar.

Kategoria e Parë-Femra, java e dytë

Flamurtari – Tirana, 60-54

Partizani – Vllaznia, 79-63

Studenti (pushim)

Renditja: Flamurtari 4 pikë, Tirana 3 pikë, Partizani 3 pikë, Studenti 1 pikë, Vllaznia 1 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit