Flamurtari nuk njeh humbje në kampionat, Studenti mund Vllazninë e siguron fazën play off

22 Mars 2026
19:18
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e javës së 18-të të Superligës në basketboll për femra. Flamurtari kampion fitoi 87-64 ndaj Partizanit, duke siguruar përfundimisht vendin e parë në sezonin e rregullt.

Në takimin e luajtur në Vlorë, basketbollistet vendase patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur që në periodën e parë. Adia Brisker me 24 pikë ishte lojtarja e shënuesja më e mirë.

Në Shkodër, ekipi i Studentit fitoi 66-60 ndaj Vllaznisë vendase, duke siguruar një vend në play off. Pas një pjese të parë të mirë të ekipit vendës (34-22) vjen për mbysja e kryeqytetaseve.

Në pjesën e dytë, basketbollistet e Studentit luajtën më mirë, duke përmbysur disavantazhin dhe fituar me meritë. Rreshpja realizoi 22 pikë e 13 rebound për Vllazninë, por që s’mjaftuan.

Superliga-Femra, java e 18-të

Vllaznia – Studenti, 60-66

Flamurtari – Partizani, 87-64

Tirana (pushim)

Renditja: Flamurtari 30 pikë, Partizani 24 pikë, Tirana 23 pikë, Studenti 17 pikë, Vllaznia 15 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit