Frika për sulme gjatë Botërorit, në Katar do t’i parandalojnë falë droneve

23 Korrik 2022
18:00
Denis Hakanaj
back button

Katar do të përdorë dronet për të mbrojtur stadiumet e futbollit nga sulme të mundshme gjatë Kupës së Botës që do të zhvillohet dimrin e ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur BBC.

Mjetet fluturues do të furnizohen nga kompania amerikane Fortem Technologies, që ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme të vendit.

Dronet Fortem do të lokalizojnë, dhe do të ndalojnë nëse do të jetë e nevojshme, mjete të tjerë që mund të jenë një kërcënim për sigurinë.

Fortem Technologies, që në vitet e fundit ka perfeksionuar instrumentet e saj në evente të tjera sportive, është aktive me dronet e saj edhe në luftën në Ukrainë dhe në aeroportet e Brtianisë së Madhe.

Sipas profesorit David Dunn i Universitetit të Brimingamit, kërcënimi i sulmeve me drone është rritur shumë në vitet e fundit sepse teknologjia është bërë më e lehtë për t’u vënë në dorë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit