Frikë nga ushqimet, kombëtarja merr edhe kuzhinierin e besuar në Frankfurt!

5 Qershor 2019
14:29
Anton Cicani
back button

Kombëtarja është duke u stërvitur këto ditë në Frankfurt të Gjermanisë, në fushën e ekipit FC Oberstedten, teksa po vijon me imtësi përgatitjet për ndeshjen e datës 8 qershor, ndaj Islandës, në Rejkjavik, për t'u kthyer më pas në atdhe dhe luajtur ndaj Moldavisë.

Kryekuzhinieri Arben Petani me Gianni de Biasin dikur

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edoardo Reja janë dukur në formë dhe sidomos të qeshur. Pikërisht sekreti që trajneri italian ka sjellë është buzëqeshja. Sipas asaj që ka mësuar "Telesport", futbollistët janë më në qejf, të lumtur dhe nuk ka rregulla strikte.

Reja është më liberal, teksa intensiteti i stërvitjeve natyrisht që nuk është se ka ndryshuar shumë. Megjithatë, kurioz është fakti se kuqezinjtë, në avionin e tyre drejt Gjermanisë, kanë marrë me vete edhe kuzhinierin e besuar, shefin Arben Petani, i cili në Tropikal Resort është ai që gatuan për djemtë tanë.

Arben Petani bashkë me stafin e hotelit në Frankfurt ka postuar edhe foto të tij në rrjetet sociale. Kjo për t'i treguar ndoshta edhe kuzhinierëve gjermanë se çfarë preferojnë më shumë djemtë dhe se çfarë diete duhet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit