FSHF vazhdon fushatën me emra të mëdhenj, Inzaghi është i radhës!

23 Nëntor 2020
21:06
Eraldo Harlicaj
back button

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik, prandaj ka nisur një fushë mesazhesh inkurajimi nga figura të rëndësishme të futbollit italian. Trajneri Claudio Ranieri ishte ditën e djeshme, ndërsa sot është Simone Inzaghi. Tekniku i Lazios uroi FSHF dhe nxiti përgatitësit atletik t’i bashkohen kursit.

“Mirëdita të gjithëve! Doja t’ju tregoja se sa i rëndësishëm është sot roli i përgatitësit atletik për një skuadër futbolli. Unë kam fatin të kem në krah prof. Fabio Ripert, i cili punon me mua prej shumë vitesh, duke filluar që nga sektori i të rinjve. Sigurisht ai mbështetet edhe nga profesionistë të tjerë të shkëlqyer që kemi këtu në staf, secili prej tyre zotëron mirë çdo aspekt specifik të sportistëve.

“Kini parasysh, se çdo trajner ka shumë nevojë për përgatitësit atletik, të cilët menaxhojnë të gjitha gjërat që një trajner nuk mund t’i bëjë i vetëm. Për këtë arsye është shumë i rëndësishëm në futboll roli i përgatitësit atletik. Shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë përgatitësit atletik shqiptarë dhe mos e humbi rastin të ndiqni këtë kurs, që është shumë i rëndësishëm. Mirupafshim!”, – thotë Inzaghi në mesazhin e tij për FSHF-në.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit