Gerrard nuk e do, Grezda e rinis nga… inferiorët!

20 Gusht 2019
17:30
Eraldo Harlicaj
back button

Eros Grezda duhej të largohej nga Rangers, por nuk arriti të gjente një ekip gjatë merkatos së verës. Sulmuesi kishte disa interesime nga kampionati francez, por që u refuzuan. Trajneri Steven Gerrard tha se nuk përmbushnin synimet e klubit. 

Legjenda e futbollit anglez nuk e llogarit aspak shqiptarin, madje e ka nxjerrë jashtë ekipit. Gjakovari është detyruar të luajë me të rinjtë e Rangers në një ndeshje miqësore që këta të fundit zhvilluan kundër ekipit të Fleetwood Town U-23. Shqiptari e nisi si titullar në fitoren 0-2 të ekipit skocez. 

Grezda është jashtë planeve të Gerrard, por klubi po mundohet ta mbajë në formë dhe të angazhuar. Lojtari i kombëtares konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha të merkatos së kaluar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit