“Gjahtari” Broja shënon në Champions, statistika të frikshme me Chelsean

17 Shtator 2019
15:57
Eraldo Harlicaj
back button

Armando Broja nuk di të ndalet! Sulmuesi i Chelseas U-19 ka qenë protagonist për skuadrën e tij në ndeshjen e vlefshme për UEFA Youth League kundër Valencias. Ai shënoi golin e tretë në minutën e 61′ duke i dhënë avantazhin e përkohshëm bluve për 3-2. 

Ndeshja nuk nisi mirë për londinezët që u ndëshkuan nga miqtë për 0-1, por gjetën forcën të barazonin në 1-1. Valencia realizoi sërish për 1-2, por vendasit barazuan në 2-2. 

Me fillimin e pjesës së dytë, Broja i dha avantazhin të tijve për herë të parë, por londinezët nuk mbajtë avantazhin dhe u barazuan sërish në 3-3. Pavarësisht rezultatit, me rëndësi për kombëtaren tonë është që Broja po vazhdon të shënojë dhe po bën progres. Një element për t’u mbajtur shënim dhe nga kombëtarja kuqezi. Ai ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje me Chelsean U-19 në të gjitha kompeticionet.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit