Gjiganti kuqezi, gati për hapin e madh në karrierë!

6 Qershor 2019
17:43
Anton Cicani
back button

Sezonin e shkuar u dallua te Cosenza në Serie B, ndërsa sezoni tjetër do ta gjejë në një ekip të ri, duke qenë se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe është i lirë të zgjedhë fatin e tij. Po flasim për gjigantin e mbrojtjes së Shqipërisë, Kastriot Dermaku, që në një intervistë të dhënë për "Supersport" ka folur për shumë tema.

Skema, klima, e ardhmja e tij… Edoardo Reja pritet ta vendosë në bazën e projekltit teksa ai shprehet se "e rëndësishme është të japim maksimumin në stërvitje dhe të jemi gati për të dhënë më të mirën, nëse na vjen shansi të zbresim në fushë”.

"Reja përdor 3-5-2? Kam luajtur me tre, por edhe me katër në mbrojtje dhe jam ndjerë shumë mirë në të dy skemat. E rëndësishme është që ekipi të japë maksimumin në të gjitha fazat e lojës. Nuk është skema ajo që bën diferencën, por besoj se kemi mundësi të bëjmë shumë mirë”.

Sa i përket ambjentit, Dermaku e sheh shumë ndryshe: “Ambienti është shumë i mirë dhe jemi duke punuar me intensitet, për të përgatitur sa më mirë sfidën me Islandën. Unë jam ambientuar shumë mirë si me grupin ashtu dhe me stafin teknik”.

E ardhmja ende rebus, edhe pse Dermaku jep një indicje: "Nuk e besoj të rri te Kosenza. Më mbaron kontrata tani në qershor dhe jam në bisedime me disa klube të Serisë A, por edhe skuadra turke. Por unë besoj se do të mbetem në Itali”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit