Grezda po vuan te Rangers, Gerrard i jep një shans në Europë

11 Dhjetor 2018
13:02
back button

Për të dytën ndeshje rresht Rangers luajti me një lojtar më shumë për rreth një orë dhe sërish fitorja nuk erdhi, një dështim kolosal për një skuadër që për një moment u duk se mund të rivalizonte me Celtic për titull.

Natyrisht, të gjithë e kanë të qartë se skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard nuk ka ndonjë cilësi të jashtëzakonshme, por të paktën ndeshjet e lehta dhe ato kundër rivalëve në inferioritet numerik nuk duhen gabuar.

Në ndeshjen e fundit, në Dundee, Eros Grezda ishte një ndër lojtarët që zhgënjeu, edhe pse po luan gjithnjë e më shumë dhe fizikisht po kthehet në nivelin e duhur, pas një dëmtimi që e la disa muaj jashtë fushe.

Edhe mediat skoceze përqendrohen shumë te anësori i kombëtares sonë, për shkak se është një ndër blerjet më të rëndësishme verore. Ka pasur kritika, por edhe opinione ku Grezdës i jepet kohë, duke qenë një futbollist i ri në moshë dhe i sapotransferuar në Skoci.

Edhe trajneri Steven Gerrard po pret me qetësi që Grezda të gjejë ritmin e duhur dhe me shumë gjasa do ta konfirmojë në formacion të enjten, kundër Rapid Vjenës.

Daniel Candeias është i pezulluar dhe Kent u dëmtua të dielën, ndaj Grezda pritet të luajë nga fillimi në të djathtë të sulmit, një shans ideal për të rigjetur shkëlqimin, në një ndeshje vendimtare për Rangers.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit