Sipas Givemesport, Arsenali e ka identifikuar Viktor Gyokeres si objektivin e tyre numër një në sulm.
Klubi në fakt është gati të hapë negociatat me Sporting-un për të siguruar sulmuesin.
Operacioni nuk do të jetë i lehtë, por dëshira për të mbyllur një marrëveshje për sulmin është aty.
Shifra marramendëse këtë vit për suedezin, dhe sezoni nuk ka mbaruar ende.
Ai ka shënuar 52 gola në 48 ndeshje të luajtura në këtë sezon, 38 prej të cilëve në Ligën Portugeze, ndërsa ka dhënë 12 asiste.







