PSG fitoi 2-1 ndaj Arsenal në gjysmëfinalen e dytë të Champions League dhe një nga protagonistët ishte Achraf Hakimi. Ai shënoi golin e dytë, gol që vulosi fitoren dhe kualifikimin.
Ai foli për ndeshjen dhe ndjesinë që do të ketë përballja me Inter në finale. “Është e pabesueshme, kemi punuar shumë për këtë moment dhe jemi shumë të lumtur“, tha anësori i PSG-së.
“Ne jemi një familje dhe grup fantastik, i meritojmë të gjitha këto. Falënderojmë të gjithë Parisin për mbështetjen“, shtoi Hakimi, që dikur ka luajtur me Inter (sezoni 2020-2021).
“Për mua do të jetë një finale e veçantë kundër Inter. Do ta përballojmë me motivim të madh. Inter është një ekip i shkëlqyer. Gjithsesi, tani do ta shijojmë momentin“, shtoi Hakimi.






