“Heroi” i finales, Ferran Torres: “Ky gol është i 47 milionë spanjollëve”

20 Korrik 2026
7:57
Alfred Lleshi
back button

“Në fund besoj se ky gol nuk është i imi, por i 47 milionë njerëzve. Fati ishte shkruar; gjithçka ishte përgatitur që ne të fitonim”. Kështu u shpreh Ferran Torres, autori i golit vendimtar që i dhuroi Spanjës titullin kampion bote, në një intervistë për TVE, pas fitores në finalen ndaj Argjentinës.

Sulmuesi spanjoll theksoi vështirësinë e përballjes me kampionët në fuqi: “Të gjitha finalet janë të vështira, por kur përballë ke Messin, gjithmonë ndien pak nervozizëm. Megjithatë, ne menduam vetëm për veten tonë dhe e treguam këtë edhe një herë”.

Duke folur për golin që vendosi ndeshjen, Torres pranoi se përjetoi një moment të jashtëzakonshëm çlirimi personal: “Ishte një emocion i madh. Jam kritikuar shumë gjatë gjithë Kupës së Botës, por fati ishte tashmë i shkruar. Falënderoj Zotin, i cili më jep gjithmonë forcën për të ecur përpara. Siç them gjithmonë, Zoti ua jep gjërat atyre që i meritojnë më shumë”.

Në fund, ai komentoi edhe mënyrën si u zhvillua finalja: “Argjentina e kishte ndërtuar ndeshjen në këtë mënyrë, veçanërisht pas kartonit të kuq, por unë arrita të ruaj qetësinë dhe të menaxhoj emocionet”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit