Hysaj flet për Telesport, tregon gjendjen e tij shëndetësore nga stadiumi

11 Tetor 2019
19:22
back button

Kapiteni Elseid Hysaj nuk mund t’i ndahet kombëtares kuqezi. Ai i është bashkuar ekipit, madje po rri afër djemve. Shkodrani është dhe në dhomat e zhveshjes, ndërsa ka zbritur dhe në fushën e stadiumit të Stambollit, aty ku do të zhvillohet ndeshja e Turqisë kundër Shqipërisë. 

Korrespondenti i Telesportit, Fatlum Kurtaj, ka arritur t’i marrë një prononcim të shkurtër duke e pyetur në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Mbrojtësi i krahut konfirmoi se është mirë. “Jam mirë”, – tha lojtari i Napolit. 

25-vjeçari pati një përplasje shumë të fortë në sfidën kundër Torinos të mbyllur me rezultatin 0-0 që e mban larg fushave për 1 muaj. Ai humbi dy sfidat e rëndësishme të kombëtares. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit