Hysaj: Strakosha gaboi, mbrojtja jonë më lart se sulmi i tyre

21 Mars 2019
17:41
Eraldo Harlicaj
back button

Elseid Hysaj do të jetë kapiteni i Shqipërisë në ndeshjen ndaj Turqisë. Një emocion i madh për të, pasi do të mbajë shiritin e kapitenit në qytetin e tij të lindjes, Shkodrës. Lojtari i Napolit mendon se mbrojtja e Shqipërisë do të dijë si të përballet me sulmuesit e Turqisë dhe do t'i parandalojnë. Ai komenton dhe dënimin e Strakoshës.

Sulmi i Turqisë – “Sulmuesit që ka Turqia i kemi takuar dhe në Serinë A, pasi mbrojtja jonë luan thuajse e gjitha në Seria A. Ne përballemi thuajse çdo ndeshje me futbollistë të tollë dhe nuk kemi probleme, jemi përgatitur si duhet".

Dënimi i Strakoshës – "Për Strakoshën nuk vendosim ne. Kush gabon duhet të paguajë gabimin, pasi nuk të dënon kush kot në kombëtare. I kamë thënë të rri i qetë dhe të vë mend për herët e tjera. Shpresoj ta kuptoj gabimin sa më shpejt”.

Kapiten në Shkodër – "Është ndjesi shumë e mirë të luash në shtëpinë tënde si kapiten. Shpresoj të fitojmë". 

Roli – "Nëse nevojitet do e bëj dhe krahun e majtë të mbrojtjes. E kam bërë te Napoli, nëse lind nevoja e bëj dhe me Shqipërinë". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit