I intubuar dhe në sedacion…; bashkëshortja flet për situatën serioze shëndetësore të Morattit

28 Gusht 2025
11:17
Alfred Lleshi
back button

Milly Moratti ka folur për Massimo Morattin, ish-presidentin e Interit, i cili u shtrua të martën në mbrëmje në “Humanitas Rozzano” për shkak të një pneumonie dhe më pas u transferua në terapi intensive: “Massimo nuk po ndihet keq, nuk duhet të jetë diçka shqetësuese. Brenda disa orëve do të dimë më shumë”.

Gjendja e bashkëshortit të saj nuk është kritike, por serioze. Ish-numri një i klubit zikaltër, fitues i 16 trofeve në 18 vite drejtimi, përfshirë tripletën e vitit 2010, është intubuar dhe në sedacion për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Një njoftim mjekësor mbi situatën e tij pritet gjatë ditës.

Inter, Milly Moratti: interessati a progetto Cottarelli. - Gazzetta di  Milano

Adriano Galliani, CEO i Monza dhe ish i Milanit, tha: “Moratti është një mik, një person i jashtëzakonshëm. Jam i sigurt që do të shërohet”.

Mesazhe të shumta mbështetjeje kanë mbërritur përmes rrjeteve sociale. Moratti festoi 80-vjetorin më 16 maj, me një festë-surprizë të organizuar nga fëmijët Carlotta dhe Angelo Mario (Mao) në vilën e tyre në Imbersago, ku morën pjesë mbi 100 ish-lojtarë të Interit, përfshirë Ronaldo, Recoba dhe Vieri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit