“I thanë për ujë dhe i përdorën si lecka”, shpërthen prindi (VIDEO)

19 Nëntor 2019
12:44
back button

Performanca e 500 fëmijëve përpara nisjes së ndeshjes Shqipërë-Francë, në “Air Albania Stadium”, që u përurua pikërisht mbrëmjen e të dielës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, përkrah presidentit të FSHF, Armand Duka, por edhe numrit “1” të UEFA-s, Aleksandër Ceferin (pa harruar emra të tjerë të rëndësishëm dhe personazhe VIP) ishte padiskutim një risi këtu te ne.

Një mund i atyre fëmijëve që janë stërvitur për gati 3 muaj për të performuar thjesht 5-7 minuta. Por që, më pas, janë larguar nga stadiumi jo vetëm pa një shpërblim, pa një biletë ose mundësi për të ndjekur ndeshjen, por sidomos pa një pikë ujë…

Prindi i një prej fëmijëve është ankuar në Telesport në lidhje me këtë ngjarje, teksa kishte shpërthyer në rrjetet sociale. 

Organizatorët e kësaj, në këtë rast Ministria e Sportit, edhe pse ishin kujdesur për të mirëpaguar këngëtarë që performuan me playback dhe jo “live”, fëmijët i përdorën thjesht si “lecka” për t’i larguar më pas me shpejtësi nga impianti. “Djali më tha se asnjë pikë ujë nuk u dhanë pas performancës, për të cilën ishin stërvitur 3 muaj. i larguan me shpejtësi sepse duhej të lirohej fusha! Ndërkohë, ka këngëtarë që u paguan mijëra euro për atë mbrëmje, duke mos kënduar live”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit