Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka shpallur dy atletët më të mirë të vitit 2025 në sportin e “mbretëreshës”.
Për meshkuj, këtë titull e mori atleti suedez i kërcimit me shkop, Armand Duplantis. Ndërsa për femra triumfoi atletja amerikane e garës së 400 metrave, Sydney McLaughlin-Levrone.
Duplantis këtë vit vemndosi disa rekorde botërore në garën e kërcimit me shkop, duke kërcuar deri në 6.30 metra.
Levrone është mbajtëse e rekordit botëror në 400 metra si dhe fituese e Kampionatit Botëror të 400 metrave në Japoni.
Dy atletë që këtë vit shkëlqyen në pistë e kërcime, duke i merituar titujt.







