Indiana bën surprizën në finalen e parë, përmbys Oklahoma dhe triumfon në sekondën e fundit

6 Qershor 2025
8:52
Telesport
back button

Një kosh i Tyrese Haliburton në sekondën e fundit i dha fitoren skuadrës së Indiana, që mundi 111-110 Oklahoma në finalen e parë të play off-it në NBA. Një ndeshje e çmendur, me miqtë që besuan deri në fund te fitorja dhe ia dolën mbanë.

Oklahoma shpërdori mundësinë për të fituar këtë finale në shtëpinë e saj, teksa ishte edhe +11 pikë në avantazh. Gjashtë lojtarë të Indiana, përfshi të gjithë titullarët, realizuan mbi 10 pikë.

U dalluan edhe Pascal Siakam me 19 pikë e Toppin 17 pikë, ndërsa Haliburton realizoi 14 pikë e 10 rebound. Për Oklahoma, shënuesi më i mirë ishte Alexander Shai me 38 pikë, por që nuk u mbështet sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Momenti i koshit të fitores ishte i vetmi që Indiana doli në avantazh, duke i dhënë një emsazh të mirë të gjithëve atyre që i konsideronin humbës. Oklahoma do të luajë edhe ndeshjen e dytë në fushën e saj dhe pritet një reagim i fortë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit