Indiana i afrohet titullit në Konferencën e Lindjes, Haliburton me një “triple double” i jep fitoren

28 Maj 2025
8:17
Telesport
back button

Indiana Pacers fitoi sot 130-121 ndaj New York në finalen e katërt play off të Konferencës së Lindjes në NBA.

Sukses që afron skuadrën me titullin kampion në këtë kah, pasi tashmë Indiana udhëheq 3-1 serinë dhe është një fitore larg titullit.

Edhe pse ishte një ndeshje e luftuar, skuadra e Indiana nuk zhgënjeu në fushën e saj, duke triumfuar me meritë. Tyrese Haliburton realizoi një “triple double”, me 32 pikë 12 rebound e 15 asist, mbështetur edhe nga Siakam me 30 pikë.

Për New York u dallua Jalen Brunson me 31 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes-Finale

New York – Indiana, 121-130 (1-3)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Oklahoma – Minnesota, (3-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit