“Ja pse erdha me Juven në Amerikë, gjatë rehabilitimit kam botuar një libër dhe mësuar kitarën”

19 Qershor 2025
9:53
Telesport
back button

Mbrojtësi brazilian Gleison Bremer është rikthyer në grup edhe pse do të duhet të presim sezonin e ardhshëm për ta parë sërish në fushë me fanellën e Juventus: “Jam i lumtur që kthehem në grup pas një pritje të gjatë, kanë kaluar tetë muaj”, tha Bremer pas fitores 5-0 të bardhezinjve në Kupën e Botës për klube.

Po kthehem në stërvitje me shokët e mi”, tha Bremer për “Globo Esporte”. Më tej ai shtoi: “Unë stërvitem me ta dhe më pas punoj veçmas. Megjithatë, përjetimi i këtij ambientimi është i rëndësishëm për t’u rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ardhshëm”.

Më duhej të ndryshoja zakonet e mia, nuk mund të fokusohesha vetëm te lëndimi. Kam shkruar një libër si bashkautor, kam filluar të luaj kitarë. E gjithë kjo më ndihmoi dhe më largoi stresin, të jem më i qetë”, tha Bremer, që ka vendosur ta ndjekë skuadrën në Amerikë, duke e mbështetur nga stoli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit