Joshua sfidon Fury: Hyr në ring me mua dhe të “flasim” në gjuhën e grushteve

23 Dhjetor 2025
12:33
Telesport
back button

Boksieri britanik Anthony Joshua përsëriti sërish dëshirën e tij për të dueluar me Tyson Fury. Një deklaratë që konfirmon objektivin e tij për një duel me patriotin e tij, pak ditë pas triumfit ndaj Jake Paul në Majemi.

Promotori Frank Warren zbuloi javën e kaluar se Fury kishte treguar shenja se do të kthehej në ring për ndeshjen e madhe britanike. Ndaj, Joshua lëshoi ​​një sfidë të re në intervistën e tij pas mbërritjes në Angli.

Mezi pres të hyj në vitin 2026. Nëse Tyson Fury është aq serioz sa mendon se është, dhe dëshiron të ulë gishtat e Twitter-it dhe të veshë dorezat, të vijë të luftojë me një nga luftëtarët më të vërtetë. Unë e pranoj sfidën”, shtoi Joshua.

Më tej, ish-kampioni iu botës në peshën e rëndë tha: “Hyr në ring me mua të shohim nëse je një djalë i keq. Le të të shohim në ring dhe të flasim me grushte“. Edhe promotori Eddie Hearn mbështeti  vendosmërinë e Joshua.

Ne e duam duelin me Tyson Fury. Kjo është sfida më e madhe. Mund ta organizojmë menjëherë. Asnjë ndeshje e ndërmjetme. Nëse Tyson është gati dhe AJ është gati, nuk kemi pse të ndeshemi vonë“, tha Hearn.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit