Juventus bën detyrën ndaj Lecce, dy shqiptarët e shohin humbjen nga stoli (video)

12 Prill 2025
22:39
Telesport
back button

Juventus ka fituar 2-1 ndaj Lecce në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A. Bardhezinjve i janë dashur 2 minuta për të gjetur golin e avantazhit me Koopmeiners, pas asistit të bukur të Vlahovic. SHIKOGOLIN

Në minutën e 33-të, Juventusi do të gjente edhe golin e dytë pas një aksioni fantastik të finalizuar me sukses nga Kenan Yildiz. SHIKOVIDEON

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për të zotët e shtëpisë. Në minutën e 86-të, Lecce do të ngushtonte shifrat me golin e Baschirotto-s, i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga Helgason nga goditja e dënimit. Me fitoren e sotme, Juventus ngjitet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 17-të me 26 pikë. Dy shqiptarët e Lecce-s, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha e panë humbjen e ekipit ë tyre nga stoli, pasi nuk u aktivizuan për asnjë minutë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit