Mediat turke raportojnë se Victor Osimhen sezonin e ri do të luajë në Premier League. Nigeriani do të largohet nga Galatasaray në fund të këtij sezoni, ku pritet të festojë titullin kampion dhe më pas do të zyrtarizohet te klubi i ri.
Sipas raportimeve në fjalë, Napoli ka arritur marrëveshjen verbale me Manchester United për transferimin e sulmuesit nigerian për një shifër rreth 80 milionë euro. Sipas burimeve në fjalë, “Djajtë e Kuq” i kanë propozuar sulmuesit nigerian një kontratë 5-vjeçare dhe një pagë prej 15 milionë euro neto në sezon.
Për Osimhen interesohet shumë edhe Juventus, por shifra e kërkuar nga Napoli iu është dukur shumë e ekzagjeruar bardhezinjve. Propozimi i tyre ishte huazim me të drejtë blerjeje pas një sezoni, propozim që është refuzuar nga Napoli.
Në anën tjetër, Manchester United po përgatitet për një revolucion të vërtetë, e sheh Osimhen si përforcimin ideal për të udhëhequr sulmin e tyre. Nigeriani pëlqehet shumë nga Ruben Amorim, i cili iu ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e tij me patjetër dhe mesa duket dëshira e portugezit do bëhet realitet.







