Kaçe zbulon mënyrën si mundet Islanda: Kur vjen trajner i ri ne japim maksimumin!

5 Qershor 2019
12:12
back button

Mesfushori i kombëtares, Ergys Kaçe ishte në konferencë për shtyp, ku foli për dy ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë, atë ndaj Islandës dhe Moldavisë. Kaçe theksoi se ndaj ishullorëve kanë mundësi për të fituar, por për të arritur këtë duhet të luajnë si skuadër.

Islanda – “E dimë që Islanda është ekip i fortë dhe ka lojtarë të mirë. Edhe ne po ashtu. Po të japim maksimumin, besoj se do të fitojmë. Sigurisht edhe po të luajmë si skuadër.”

Reja“Sa herë vjen një trajner i ri, lojtarët japin maksimumin se duan të luajnë. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati për ndeshjen. Për tre ditë do jemi edhe më gati.”

Skema 3-5-2 e Rejas“Me klubet tona i kemi provuar të gjitha skemat, ndaj nuk do të jetë një problem. Nuk e di a do luaj titullar, po më aktivizoi trajneri, atëherë do jap më të mirën që të marrim tre pikët me Islandën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit