Kallëzim penal për Emanuele Ndoj, shqiptari kërkon falje dhe shpjegon gjithçka

17 Shtator 2020
18:09
Denis Hakanaj
back button

I kapur në lokal pavarësisht se duhej të isthte në izolim pas infektimit me coronavirus. Futbollisti shqiptar i Brescia-s, Emanuele Ndoj, ka bërë mea culpa dhe ka shpjeguar arsyet e veprimeve të tij.

Pasi është kapur nga karabinierët dhe është denoncuar penalisht, futbollisti i Dallëndysheve ka dhënë versionin e tij nëpërmjet  një postimi të publikuar në Instagram.

“Kam gabuar. Nuk duhej të dilja nga shtëpia. Është e vërtetë. Më vjen keq dhe kërkoj falje, doja vetëm të merrja pak ajër sepse nuk dilja prej javësh, por më akuzoni vetëm për këtë”.

Këto kanë qenë fjalët që janë shfaqur në profilin e Emanuele Ndoj në Instagram.

“Mos më akuzoni për faje që nuk kam, sepse nuk kam vënë në rrezik asnjë, kam përshëndetur miqtë që kam takuar rastësisht, nga larg, dhe nuk kam hyrë në asnjë lokal”.

I gjobitur dhe i  denoncuar penalisht pas një kontrolli të Karabinierëve jashtë një lokali në Brescia sepse duhej të ishte në izolim të detyruar, lojtari ka vazhduar me faljen dhe shpjegimet:

“Ai lokal ishte mbyllur prej më shumë se një ore dhe nuk kishte më asnjeri. Për më tepër, kam rezultuar negativ pas tamponit të fundit që kisha bërë dhe pas atij që kam bërë ditën pasuese”.

“Është e vërtetë se duhej të isha treguar i duruar dhe të prisja rezultatet e tamponit të dytë, por nuk do të vija në rrezik asnjeri”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit