“Kam shumë ëndrra dhe klubi e di”, ylli i Bundesliga pranë transferimit në Angli

21 Prill 2025
9:36
Telesport
back button

Xavi Simons po planifikon një lëvizje gjatë merkatos së verës. Mesfushori i talentuar holandez, tashmë 22 vjec, që aktualisht luan për Leipzig në Bundesliga, është duke e menduar shumë për të ardhmen e tij.

Largimi i tij është një mundësi konkrete dhe klubet e Premier League janë informuar për mundësinë e nënshkrimit me të. Pikërisht Anglia shihet edhe si destinacioni më i mundshëm për lojtarin: çmimi i tij është rreth 75 milionë euro, sipas vlerësimeve të Leipzig.

Gjithsesi, Xavi Simons ka një ëndërr dhe ajo është që një ditë të veshë fanellën e Barcelonës. Megjithatë, ky është një skenar i pamundur për këtë verë. “Unë jam ende një lojtar i ri, kam shumë ëndrra dhe klubi e di këtë”, tha Xavi Simons.

Tani për tani, gjëja më e rëndësishme është të luajmë mirë në ndeshjet e ardhshme. Pas ndeshjeve ndërkombëtare, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë“, tha holandezi, që ka një kontratë me Leipzig që skadon në vitin 2027.

Sipas mediave gjermane, për lojtarin janë të interesuar Manchester United dhe Liverpool.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit