Kampionati “Abedin Lame”, vlerësohen figura të shquara të mundjes

15 Prill 2019
14:52
back button

Ditën e diel në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë është zhvilluar kampionati i mundjes “Abedin Lame”. 14 ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, me rreth 100 sportistë, janë përballur mes tyre në disiplinën e “Stil i Lirë” dhe “Greko-Romak”. 

Mundësit pjesëmarrës kanë garuar në 10 pesha të ndryshme, duke dhuruar emocione për të gjithë spektatorët e pranishëm. Garat e peshave të rënda kanë qenë emocionues, teksa nuk kanë munguar sfidat as për mundeset femra. 

Pas përfundimit të kampionatit janë ndarë edhe çmimet përkatëse për fituesit, ku ekipi i Tiranës zuri vendin e parë në “Stilin e Lirë” dhe “Greko-romak”, me 63 pikë në total.  Ndërsa disa prej mundësve të saj si: Serxhi Roci, Emanuel Çekrezi, Ordis Lila etj, zunë vendet e para në peshat përkatëse. 

Sakaq, më herët, gjatë ceremonisë së hapjes së këtij turneu, është bërë vlerësimi i tre ish-mundësve, Mynyr Begaj, Ilir Korkaj dhe Alfred Bardeli, të cilët u vlerësuan me çertifikatën e mirënjohjes nga Federata Shqiptare e Mundjes.

Seit Prizreni, Sekret i Përgjithshëm i FSHM, ka folur pë Telesport duke treguar objektivat që synohet të arrihen këtë vit me sportistët e mundjes në arenën ndërkombëtare.

Ekipi i Kosovës u shpall fituese e këtij turneu në mundje për femra, duke grumbulluar në total 20 pikë, ndërsa Mariza Jaku e ekipit të Teutës në peshën 45 kg, zuri vendin e parë në këtë turne. 

Rezultatet e kampionatit “Abedin Lame”

Stili i Lirë:

Ekipore:

Vendi i Pare   – Tirana              –  33 pike 

Vendi i Dyte    – Teuta              –  23 pike 

Vendi i Trete   – Kosova           –    9 pike

Individuale:

Pesha 57 kg – Serxho Roci (Tirana)

Pesha 61 kg – Leart Paca  (Kukesi)

Pesha 65 kg – Emanuel Cekrezi  (Tirana)

Pesha 70 kg – Ordis Lila (Tirana)

Pesha 74 kg – Orgist Dauti (Tirana)

Pesha 79 kg – Sure Vrioni (Teuta)

Pesha 86 kg – Marin Jaku (Teuta)

Pesha 92 kg – Hans Mara (Teuta)

Pesha 97 kg – Emiljano Nuzi (Tirana)

Pesha 125 kg – Isuf Nexhi (Tirana)

Stili Greko-Romak:

Ekipore:

Vendi i Pare – Tirana                  –  30 pike

Vendi i Dyte –   Çika Ërestling   –  20 pike

Vendi i Trete – Beslidhja             – 16 pike

Individuale:

Pesha 55 kg – Ardit Zeneli  (Çika Wrestling)

Pesha 60 kg – Klodian Shehu  (Tirana)

Pesha 63 kg – Julian Shehu (Tirana)

Pesha 67 kg – klajdjol Ajdini (Tomorri)

Pesha 72 kg – Flogert Voci (Tirana)

Pesha 77 kg – Skualifikuar

Pesha 82 kg – Kevin Kupi (Tirana)

Pesha 87 kg – Serxho Makaj (Beslidhja)

Pesha 97 kg – Zef Çuni  (Beslidhja)

Pesha 130 kg – Kevi Ballabani (Tirana) 

Në Mundjen për Femra:

Ekipore:

Vendi i Pare – Kosova 20 Pike

Vendi i Dyte – Teuta    12 Pike

Individuale:

Pesha 45 kg Mariza Jaku (Teuta)

Pesha 50 kg – Njomza Krasniqi(Kosova)

Pesha 53 kg – Jelvira Krasniqi (Kosova)

Pesha 55 kg – Diellza Gashi ( Kosova)

Pesha 70 Kg – Alisa Dema ( Kosova)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit