Kapiteni Neuer tregon “recetën” para Real Madrid-Bayern!

7 Maj 2024
20:16
Anton Cicani
back button

Kapiteni i Bayern Munichut, Manuel Neuer, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Këto janë deklaratat e portierit gjerman, i cili do të nisë sërish bashkë me bashkëlojtarët nga barazimi 2-2 në ndeshjen e parë:

Çfarë do të jetë e rëndësishme nesër? “Goli i parë mund të bëjë diferencën. Kundër Real Madridit gjithmonë ka të bëjë me gjëra të vogla. Përqendrimi do të jetë shumë i lartë. Në sulm, të dyja skuadrat janë shumë të forta.”

A jeni gati të përballeni me lotarinë e penalltisë? “Si portierë jemi të përgatitur për faktin se çdo gjë mund të ndodhë”.

Cilin yll të Real Madridit duhet t’i kushtoni vëmendje? “Nëse marrim Bellingham ose Vinicius, nuk janë vetëm ata të dy që mund të bëjnë ndryshimin.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit