“Kjo ishte fitorja më e vështirë e këtij sezoni, na mban në garë për një vend në Champions”

21 Prill 2025
14:29
Telesport
back button

Chelsea e Enzo Maresca fitoi 2-1 në fushën e Fulham dhe qëndron në garën e çmendur për një vend në Champions League në Premier League. Garë në të cilën janë pesë ekipe të ndara në vetëm dy pikë nga njëra-tjetra (Newcastle 59, City 58, Chelsea, Nottingham Forest dhe Aston Villa 57).

Trajneri italian, duke folur për fitoren dhe garën në champions tha: “Kjo është një fitore e rëndësishme. Së pari ishte një derbi, së dyti na jep mundësinë të jemi atje, në vendet për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër. Ishte ndoshta fitorja më e vështirë e sezonit”.

Të gjithë luajtën në maksimumin e tyre. Për ne ishte një ndeshje për të fituar me çdo kusht dhe ia dolëm mbanë, duke përmbysur disavantazhin. Pasi pësuam golin u bë shumë e vështirë. Reaguam dhe në pjesën e dytë ishim shumë më mirë. Fitore me shumë domethënie për ne”, shtoi Maresca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit