Kombëtarja U-18 e mbyll në vendin e pestë Europianin e Divizionit C të zhvilluar në Tiranë

27 Korrik 2025
17:52
Telesport
back button

Në sallën sportive “Feti Borova” në kryeqytet u zhvilluan ndeshjet e Divizionit C të Kampionatit Europian në basketboll për djem, kategoria U-18, një event organizuar nga FSHB-ja. Kombëtarja shqiptare e mbylli turneun e shtëpisë në vendin e 5-të.

Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneri Klaudio Ndoja, arriti 4 fitore dhe 2 humbje, duke mos kapur dot objektivin kryesor, që ishin gjysmëfinalet. Shqipëria u rendit e treta në Grupin B, ku pësoi dy humbje, dhe në fund u detyrua të luajë për vendet 5-8.

Në dy ndeshjet e fundit për renditje, djemtë e rinj të kombëtares arritën të mposhtin Monaco dhe Moldavinë, duke u renditur në vendin e 5-të. Një pozicion i mirë mes 10 skuadrave pjesëmarrëse në këtë turne, ku niveli ishtë i kënaqshëm.

Ndeshjet e kombëtares

Shqipëri – Maltë, 87-40

Shqipëri – Moldari, 70-76

Shqipëri – Luksemburg, 57-59

Shqipëri – Andora, 68-57

Vendet 5-8

Shqipëri – Monaco, 80-41

Vendet 5-6

Shqipëri – Moldavi, 88-66

Lajme të tjera

Lajmet e fundit