Kombëtarja U-18 vajza e mbyll e katërta në Divizionin C të Europianit të basketbollit

28 Korrik 2025
10:35
Telesport
back button

Kombëtarja U-18 për vajza ka mbyllur aventurën e saj në Divizionin C të Kampionatit Europian në basketboll, duke u renditur në vendin e katërt mes 7 ekipeve pjesëmarrëse.

Ky turne u zhvillua në Andorë. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajnerja Eliverta Bujari, arriti një fitore dhe tri humbje.

Fitoren e vetme, vajzat kuqezi e arritën në Grupin A, kur mundën Andorën pritëse. Po në këtë grup, Shqipëria u mund nga Armenia, duke shkuar gjithsesi, në fazën gjysmëfinale.

Më pas, në ndeshjen gjysmëfinale, Shqipëria u mund fillimisht nga Gjeorgjia e më pas nga Malta, në sfidën për vendet 3/4, duke mos marrë dot medalje.

Rezultatet e kombëtares

Gr.A, Shqipëri – Armeni, 49-63

Gr.A, Shqipëri – Andorë, 66-48

1/2 finale

Shqipëri – Gjeorgji, 72-104

Vendet 3/4

Shqipëri – Maltë, 56-80

Lajme të tjera

Lajmet e fundit