Vajza e Pep Guardiolës lavdëron të atin në rrjetet sociale. Ai e bën këtë pasi Manchester City fitoi titullin e katërt radhazi në Premier League. Maria Guardiola, me gati një milion ndjekës në Instagram, ka publikuar një postim të plotë me foto, ku përqafon të atin për triumfin në Angli.
“Katër tituj të Premier League radhazi, faleminderit që na bëre të jetojmë këto eksperienca surreale”, – ka shkruar vajza e Guardiolës në rrjetet sociale.
Qindra mesazhe urimi kanë mbërritur për trajnerin e Manchester City, që fitoi kampionatin anglez të dielën, pas fitores 3-1 ndaj West Ham. Një rivalitet i gjatë me Arsenalin, gjithmonë afër, para sprintit final dhe triumfit vendimtar.







