Te Manchester City besojnë se do të kualifikohen në Champions League. Rezultat e fundit dhe sidomos fitorja ndaj Aston Villa kanë sjellë më shumë entuziazëm te skuadra e trajnerit Pep Guardiola.
I bindur për këtë është mbrojtësi Ruben Dias, që në një deklaratë për “Sky Sports” tha: “Janë edhe katër ndeshje për të përfunduar këtë sezon dhe arritur atë objektiv. Të gjitha do të jenë ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme”.
“Ne e dimë se sa e fortë do të jetë konkurrenca deri në fund. Ne e dimë saktësisht se në çfarë rrethanash jemi. Kualifikimi në Champions është trofeu ynë kryesor. Ne kemi edhe finale e FA Cup dhe Kupën e Botës për Klube, por kjo është gjithçka për ne“, tha Dias.
“Gradualisht po gjejmë mentalitetin e duhur, atë fitues. Kjo është koha perfekte për ne. Nuk mund të kishte ardhur në një moment më të mirë. Do të shohim në fund të sezonit. Do të jetë shumë e rëndësishme”, tha Ruben Dias.







