Kualifikueset për WC2026: Anglia nuk e llogarit Letoninë, fitojnë të gjitha ekipet favorite

24 Mars 2025
22:43
Telesport
back button

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Në Grupin K, Shqipëria fitoi 3-0 ndaj Andorrës, ku vendosën dy golat e shpejtë të Rei Manaj në minutat 9′ dhe 19′ dhe Uzuni në fund.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anglia fitoi në “Wembley” 3-0 ndaj Letonisë. Serinë e golave e hapi Reece James me një goditje të shkëlqyer dënimi në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë, anglezët shënuan dhe dy herë të tjerë, me të zakonshmin Harry Kane 68′ dhe Eberechi Eze 76′.

Në Grupin H, Bosnja fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Qipros. Vendasit kaluan në avantazh të parët me golin e Demirovic në minutën e 22-të, miqtë barazuan në fund të pjesës së parë me Pittas. Goli i fitores për boshnjakët do të vinte në pjesën e diet në minutën e 57-të nga Hajradinovic. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Rumania fitoi në transfertë 1-5 ndaj San Marinos.

Në Grupin G, Polonia fitoi 2-0 në fushën e saj ndaj Maltës, me dy golat e shënuar nga Sëiderski. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, të luajtur në orën 18:00, Lituania dhe Finlanda u ndanë në barazim 2-2.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit