Kumbulla lë thatë “big”-ët, kalon te klubi i papritur në Seria A

13 Janar 2020
16:47
Eraldo Harlicaj
back button

Marash Kumbulla kërkohet dhe nga Fiorentina. Mbrojtësi i Shqipërisë ka bërë mjaft mirë me ekipin e Veronës dhe tashmë shumica e ekipeve “big” duan ta kenë në skuadër. Napoli, Interi, Juventusi, Milani dhe Lazio po vëzhgojnë situatën, ndërsa Fiorentina duket se do të ndërmarrë hapa konkret. 

Ata duan një kontratë 18 mujore huazimi me lojtarin dhe janë gati të derdhin 7 milion euro në arkat e klubit të Veronës. Fiorentina do të paguajë dhe 12 milionë euro të tjera në fundin e huazimit 18 mujor me ekipin vjolë. 

Klubi i Veronës mund të pranojë një marrëveshje të tillë, por nuk dihet nëse do të jetë lojtari dakord. Me aq shumë emra klubesh të mëdhenj që ka pas vetes, shqiptari mund të presë për ndonjë mundësi më të mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit