Kupa e Shqipërisë, pjesët e para të gjysmëfinaleve: Elbasani befason Egnatian në fund, Vllaznia në avantazh ndaj Dinamos

8 Prill 2026
18:55
Telesport
back button

Kanë përfunduar 45-minutat e para e dy ndeshjeve të para për gjësmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në Rrogozhinë, pjesa e parë mes Egnatias dhe Elbasanit është mbyllur në barazim 1-1.

Egnatia gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, ku Eljon Sota shënoi me kokë pas krosimit të Fernando nga goditja e këndit. Elbasani barazon shifrat në minutën e 44-të, ku pas një kundëruslmi të shpejtë ishte Ze Gomes që gjeti rrjetën.

Në “Air Albania”, pjesa e parë mes Dinamos dhe Vllaznisë është mbyllur në avantazhin e shkodranëve 0-1. Momenti më i diskutueshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 22-të, ku pas një kontakti në zonë mes Bismark dhe portierit të “Bluve”, Aldo Teqja, arbitri kryesor Andi Koçi drejtoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërhyn VAR, anullohet vendimi për penallti dhe jepet faull në favor të Dinamos, pasi u konsiderua si faull ndërhyrja e Kevin Dodaj ndaj portierit të Dinamos.

Sfida u zhbllokua në minutën e 42-të, ku pas një kombinimi të bukur mes Sherif Kallakut-Dodajt dhe Bismakr, ky i fundit dërgon topin në rrjetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit