Janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, me skuadrat më të mira të Superligës që u përballën në bazë të renditjes në përfundim të fazës së parë të kampionatit.
Besëlidhja fitoi pa problem 147-69 ndaj Elbasanit, ndeshje në sens unik (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Thellë fiton edhe Tirana, që mundi 112-47 Partizanin në derbin kryeqytetas (Nika 28 pikë më i miri).
Surprizon Teuta, që fitoi 88-83 në Shkodër ndaj Vllaznisë, në një përballje të dominuar në përgjithësi nga miqtë (Wright, 28 pikë). Fiton edhe Kamza Basket, që falë 22 pikëve të Murray mundi 81-58 Apoloninë në Fier.
Kupa e Shqipërisë-Çerekfinale Meshkuj
Besëlidhja – Elbasani, 147-69
Tirana – Partizani, 112-47
Vllaznia – Teuta, 83-88
Apolonia – Kamza Basket, 58-82
Gjysmëfinale-Meshkuj
Besëlidhja – Teuta
Tirana – Kamza Basket







