“Kush mendon se mund të fitojë titullin dy sezone radhazi krijon iluzione të kota”

3 Maj 2024
8:53
Telesport
back button

Vetëm një sezon ka zgjatur festa e Napoli, që një vit më parë shpallej kampion në Serie A. Ky kampionat ka qenë në dritë-hije për skuadrën napoletane, që ka ndërruar tri trajnerë dhe sërish është jashtë zonës së Champions League.

Presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis, ka folur për situatën e krijuar, duke u shprehur: “Nuk është e lehtë të jesh gjithnjë në majë, përkundrazi rikonfirmimi është gjithnjë më i vështirë”.

Sezoni aktual është drejt fundit, nuk ka mbetur shumë për të thënë. Kush mendon se mund të fitohen dy tituj kampionë radhazi i krijon iluzione të kota vetes. Kjo është e vërteta”, u shpreh më tej presidenti De Laurentiis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit