Lajm i mirë për Uzunin, këtë javë rikthehet në fushën e lojës

11 Dhjetor 2018
18:18
back button

Myrto Uzuni mungoi në ndeshjen e kaluar të kampionatit me Lokomotivën e Zagrebit kundër Rijekës. Shkak ishte pikërisht një kartonë i kuq i marrë në mesjavën e kaluar, në ndeshjen e Kupës së Kroacisë.

Ishte takimi që Lokomotiva luajti po kundër Rijekës në kupë, kur në minutën e 44` të pjesës së parë, Uzuni bën një ndërhyrje të gabuar, e cila e detyroi arbitrin të jepte kartonin e kuq për futbollistin shqiptar. Sipas rregullave të futbollit në Kroaci, kartoni i kuq që jepet në ndeshje kupe ka efekt edhe në ndeshjen pasardhëse në kampionat.

Për këtë arsye Uzuni nuk luajti në ballafaqimin e radhës në kampionat kundër Rijekës. Megjithatë, ndëshkimi me kartonë të kuq e pezullonte automatikisht Myrto Uzunin për dy takimet e ardhshme, por Lokomotiva e Zagrebit e ankimoi kartonin e kuq në komisionet disiplinore të federatës.

Gjatë ditës së sotme është marrë dhe vendimi, ku pas pezullimit në ndeshjen ndaj Rijekës, Uzuni do të ketë mundësi të luajë ndeshjen e ardhshme të kampionatit. Ky është një lajm i mirë për lojtarin kuqezi por dhe vetë ekipin e tij.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit