Lakers fiton edhe pa yjet, Chicago kryeson në Lindje, triumfojnë Boston, Dallas e Denver

30 Tetor 2025
8:21
Telesport
back button

Skuadra e Lakers arriti një fitore “in extremis” ndaj Minnesota me shifrat 116-115 jashtë fushe. Edhe një herë vendimtar ishte Austin Reaves, që realizoi 28 pikë e 16 rebound, mbështetur edhe nga LaRavia me 27 pikë.

E njëjta situatën edhe në fitoren e Memphis, 114-113 ndaj Phoenix, ku Ja Morant realizoi 28 pikë. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri edhe Houston, që mundi 139-121 Toronto, sfidë ku u dallua Kevin Durant me 31 pikë.

Duket se Boston ka lënë pas krizën e javëve të para, duke fituar 125-105 ndaj Cleveland. 8 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqeu Brown me 30 pikë. Dallas, falë 64 pikëve të lojtarëve të stolit, mundi 107-105 Indiana.

Nikola Jokic realizoi një “triple double” (21 pikë, 12 rebound, 10 asist) në fitoren 122-88 të Denver ndaj New Orleans. E pamposhtur skuadra e Chicago, që mundi 126-113 Sacramento, ku protagonist ishte Buzelis me 27 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Toronto – Houston, 121-139

Boston – Cleveland, 125-105

Detroit – Orlando, 135-116

Brooklyn – Atlanta, 112-117

Chicago – Sacramento, 126-113

Dallas – Indiana, 107-105

Denver – New Orleans, 122-88

Utah Jazz – Portland, 134-136

Minnesota – Lakers, 115-116

Phoenix – Memphis, 113-114

Lajme të tjera

Lajmet e fundit