Fitorja e katërt radhazi për San Antonio, që mundi 101-100 Phoenix dhe i afrohet kreut të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Victor Wambanyama realizoi 34 pikë e 12 rebound për Spurs. Fitore të vështirë korri jashtë fushe Cleveland, që mundi 115-110 Chicago. Për miqtë u dallua James Harden me 36 pikë.
Moment të mirë po kalojnë Lakers, që fituan 134-126 ndaj Miami jashtë fushe, duke korrur suksesin e tetë radhazi. Mbrëmje magjike për Luka Doncic, që realizoi 60 pikë për kalifornianët, një rekord për të. Pa probleme fiton Charlotte, 130-111 ndaj Orlando, sfidë ku diferencën e bëroi Coby White me 27 pikë.
Humbet ekipi i Clippers, që u mund 105-99 nga New Orleans (Murphy 27 pikë), ndërsa Utah Jazz, falë 33 pikëve të Bailey mundi 128-96 Milwaukee. Jashtë fushe fiton Philadelphia, që mundi 139-118 Sacramento, një ndeshje ku shkëlqeu Edgecombe, autor i 38 pikëve.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Orlando, 130-111
Washington – Detroit, 95-117
Chicago – Cleveland, 110-115
Miami – Lakers, 126-134
New Orleans –Clippers, 105-99
San Antonio – Phoenix, 101-100
Utah Jazz – Milwaukee, 128-96
Sacramento – Philadelphia, 118-139







