Në pistën e Soeldon të Austrisë ka nisur sot sezoni 2024-2025 në botërorin e skive alpine, ku për ngjyrat kuqezi garon skiatorja Lara Colturi. Sot u zhvillua gara e sllallomit gjigand, ku ajo u klasifikua në vendin e 16-të.
Colturi, pasi dy zbritjeve, dha kohën e përgjithshme 2’18”24. Pas zbritjes së parë, skiatorja kuqezi u klasifikua në vendin e 18-të, me kohën 1’08”39, duke vijuar garën. Ajo arrin të fitojë dy pozicionte pas zbritjes së dytë.
Një paraqitje e mirë për skiatoren e re të lindur në Itali por që ka nënshtetësi shqiptare, ngjyrat të cilat i mbron prej dy vitesh. Një nisje e mirë e sezonit nga Colturi, një nga talentet e këtij sporti, duke synuar shumë këtë vit.
Në këtë garë morën pjesë 62 skiatore. Fituese doli skiatoria italiane Federica Brignone me kohën 2’16″05.